Disa shpërthime raportohet të jenë dëgjuar në një vend industrial pranë Aeroportit Heathrow në Londër, ku është parë tym i zi që dilte nga një zjarr masiv.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, disa makina të zjarrfikësve janë parë duke u përballur me flakët.
Policët po ashtu janë në vendin e ngjarjes, pasi është bërë mbyllja e disa rrugëve në vendin e quajtur Hillingdon – i cili fillimisht ishte raportuar si një “depo”.
Një dëshmitar citohet të ketë thënë: “Banesa ime po lëkundej nga shpërthimet”.
Ndërkohë, siç shkruan DailyStar, Hekurudhat Kombëtare kanë konfirmuar se shërbimet e trenave mund të “vonohen ose anulohen”.
Gjithashtu dëshmitarë të tjerë kanë raportuar se kanë dëgjuar “qartë tingujt e shpërthimeve” në flakën që është pranë vijës hekurudhore. /Telegrafi/