Hakim Ziyech më në fund ka treguar se përse refuzoi të transferohej në këtë afat kalimtar te Bayern Munichu.
Mesfushori maroken nënshkruajti kontratë katërvjeçare me Ajaxin në javën e kaluar, duke treguar më pas se përse e refuzoi kalimin te Bavarezët dhe Sevilla.
“Me të vërtetë më pëlqen Ajax. Ndihem mirë, që jam në sezonin e katër këtu”, ka thënë Ziyech në një intervistë për gazetën holandeze AD.
“Jam i sigurt që Sevilla është një klub i mirë, por unë largohem vetëm atëherë kur mendoj se me kërkon klubi i duhur. Sevilla nuk ma dha këtë ndjenjë, kështu që qëndrova në Ajax. Mund ta kisha pritur Bayern Munic, por. Por, mu duk se është momenti i duhur që ta qartësojë situatën time, si për Ajaxin ashtu edhe vetveten”.
“Nëse Bayern do të më dëshironte, ata do të më kishin kërkuar. Mendoj se të gjithë e kanë parë çfarë ne kemi bërë me Ajaxin dhe cili ishte roli i imë në këtë sukses”, deklaroi më tej marokeni.
Ziyech kishte paraqitje mbresëlënëse në sezonin e kaluar me Ajaxin në Ligën e Kampionëve, por edhe në Eredivisie, duke bërë që shumë klube të interesohen për të. /Telegrafi/