Site icon Telegrafi

Ziyech do të largohet, Tuchel planifikon dy prurje të reja te Chelsea

Hakim Ziyech nuk është në planet e Thomas Tuchel dhe raportohet se në këtë verë do të shitet.

Anësori maroken kaloi te Chelsea verën e kaluar nga Ajaxi, mirëpo nuk ka arritur të përshtatet në filozofinë e bluve.

Kështu, Tuchel i ka bërë me dije bordit të klubit se janë të lirë ta shesin lojtarin, derisa kërkon dy transferime të tjera.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Ishull, bëhet e ditur se gjermani e dëshiron ribashkimin me Julian Weigl, që së bashku ishin te Borussia Dortmundi.

Një tjetër transferim për të krijuar një mesfushë të fuqishme është edhe Saul Niguez i Atletico Madridit.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se Saul dëshiron të largohet nga skuadra spanjolle, derisa për të në garë është edhe Bayern Munichu. /Telegrafi/

Exit mobile version