Roma ka larguar mesfushorin holandez Kevin Strootman.
Klubi nga kryeqyteti italian ka pranuar ofertën e gjigantit francez Olympique Marseille për mesfushorin e tyre.
Nga largimi i Strootman Roma do të fitojë rreth 30 milionë euro përfshirë bonuset.
Por duket se Giallorosët kanë gjetur më parë zëvendësimin e Strootmanit pikërisht në Eredivisie nga ka ardhur Strootman tek Roma.
Fjala është për mesfushorin maroken, Hakim Ziyech.
Sipas medieve italiane drejtori sportiv i Romës, Monchi e ka bllokuar lojtarin për ta transferuar në janar.
Roma dhe Ajax kanë një marrëveshje që Ziyech t’i bashkohet Giallorosëve për 25 milionë euro.
25-vjeçari e ka nisur për mrekulli këtë edicion me Ajaxin pasi në tetë ndeshje ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Edhe gjatë verës Ziyech është lidhur me një kalim te Roma, por kryeqytetasit e Italisë nuk arritën të gjenin blerës për Strootmanin dhe kjo i pamundësoi marokenit transferimin në Romë. /Telegrafi/