Telegrafi

Ziyech, prioritet i Milanit – De Ketelaere i mbetet Club Brugges

Hakim Ziyech dëshiron të kalojë nga Chelsea te Milani, por do të duhet të ulë pagën nëse do t’i bashkohet kampionëve të Italisë.

Anësori maroken është i tepërt ndaj kërkesave në Stamford Bridge dhe Blutë janë të gatshëm ta lënë atë të shkojë për aq pak sa dhejtë milionë euro.

Por, 29-vjeçari, i cili po kërkon kalimin te fituesit e sezonit të kaluar të Serisë A, do të duhet të ulë kërkesat e tij për paga nëse dëshiron të arrijë dëshirën e tij.

Lexo po ashtu Përpjekje finale e Milanit për De Ketelaere

Ziyech paguhet rreth pesë milionë euro në vit nga Blutë, një shumë që Milani nuk mund ta përballojë.

Milani ka vendosur Ziyech si objektivin e tyre kryesor, me zyrtarët e klubit që besohet se preferojnë të përjashtuarin e Chelseat në vend të sulmuesit të Club Bruges, Charles De Ketelaere.

Përpjekjet e skuadrës italiane për të nënshkruar me belgun e vlerësuar, goditën një tjetër ngërç këtë javë. Milani ka paraqitur një ofertë prej 30 milionë euro, 4 milionë euro më pak se Leeds, dhe Bruges u ka thënë atyre se një marrëveshje nuk do të arrihet derisa të rrisin ofertën e tyre.

Lexo po ashtu Chelsea e njofton Milanin se Hakim Ziyech është në shitje

Kjo ka bërë që Milani të fokusohet te Ziyech, me trajnerin Stefano Pioli dhe drejtorin teknik Paolo Maldini që besojnë se sulmuesi do të ishte më i përshtatshëm për ligën sesa De Ketelaere.

Chelsea dhe Milan do të diskutojnë një marrëveshje për Ziyech në takimin e tyre të ardhshëm. /Telegrafi/