Site icon Telegrafi

Ziyech godet Galatasaray dhe Okan: Po largohem, më vjen keq që kam ardhur këtu

Ish-sulmuesi i Chelsea dhe Ajax, Hakim Ziyech, ka njoftuar se do të largohet nga Galatasaray.

Ziyech është përplasur me menaxhmentin dhe është gati të largohet në janar, me Rennes të interesuar.

Reprezentuesi marokenë deklaroi: ” Galatasaray, për mua ka mbaruar, u thashë se do të largohem në janar. Ata nuk më kërkojnë më asgjë, bëj atë që dua”.

“Nuk kam parë kurrë një trajner kaq të keq si Okan Buruk. Nëse Galatasaray mund të fitojë titullin? Nuk më intereson…”.

“Më lini të qetë, çfarëdo që të ndodhë. Tashmë jam penduar që kam ardhur”.

“Unë duhej të largohesha në fillim të sezonit, por ata nuk deshën. Unë do të largohem në janar”, ka deklaruar Ziyech. /Telegrafi/

Exit mobile version