Byzylykët e salduar dhe forma të tjera të bizhuterive të përhershme po reklamohen si një alternativë në rritje, magjepsëse ndaj tatuazheve dhe shpimeve – për të mos përmendur një mënyrë shumë të lezetshme për të përkujtuar miqësinë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, influencierja e stilit, Jaclyn Forbes së fundmi iu tregoi shikuesve se si ajo dhe shoqja e saj e ngushtë kishin byzylykë të njëjtë të krijuar nga stilistja kanadeze e bizhuterive, Leah Alexander.
“Unë kam një byzylyk të salduar përgjithmonë në kyçin tim, përsëri”, rrëfen Forbes përmes një videoje në TikTok. “Tani janë dy. Më lejoni t’ju tregoj procesin sepse e di që tingëllon disi i çmendur”.
Trendi me sa duket po rritet mes fashionstave të njohur në TikTok – mes tyre, Forbes, Victoria Jameson dhe Vienna Skye – ku hashtagët #permanentjewelry dhe #permanentbracelet kanë marrë një total prej 160 milionë shikimesh.
Videoja tregon Forbes dhe mikeshën që zgjedhin zinxhirët dhe më pas i vendosin për gjatësinë standarde të kyçeve të tyre.
Më pas ekspertja e bizhuterive ngjit bashkë pjesën e parë dhe të fundit të zinxhirit, kështu byzylyku nuk do të hiqet më nga dora e juaj. /Telegrafi/
@jaclynforbes would you get a permanent bracelet?! #sparkstudio #torontovlog #torontotok #permanentjewelry #permanentbracelet #friendshipbracelets ♬ Do It To It – ACRAZE