Zinedine Zidane thuhet se është në një udhëkryq në karrierën e tij, me një rrugë që të çon në ekipin kombëtar të Francës dhe tjetra te Juventusi.
Trajneri 50-vjeçar francez ka qenë pa punë që kur u largua nga Real Madridi në fund të qershorit 2021 dhe prej muajsh u përfol se ai po priste që Didier Deschamps të largohej nga Les Bleus për ta marrë drejtimin.
Raportet sugjerojnë se ai ka refuzuar ofertat nga Paris Saint-Germain dhe Manchester United gjatë vitit të kaluar në një përpjekje për të udhëhequr ekipin e tij kombëtar.
Sipas Corriere dello Sport, Zidane është ende në pritje për të marrë detyrën e trajnerit të Francës, i etur për të udhëhequr ekipin për Euro 2024 dhe Kupën e Botës 2026, por shumë varet nga ajo që Federata Franceze vendos të bëjë me Deschamps.
Francia o Juventus per Zidane: la Nazionale ha la priorità ma tutto dipende da Deschamps https://t.co/P9leoVjrhE
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) December 21, 2022
Nëse roli i trajnerit aktual konfirmohet pas humbjes së tyre në finalen e Kupës së Botës, Zidane mund të vendosë të kthehet në Itali me Juventusin, i cili do të largoj Massimiliano Allegrin në fund të këtij sezoni.
Është ende e paqartë nëse Zidane do të ishte i gatshëm të merrte drejtimin e Zonjës së Vjetër dhe ai thjesht mund të vazhdojë të presë që Deschamps të lirojë rolin me Francën. /Telegrafi/