Zinedine Zidane ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester United, pasi ka mbetur pa ekip pas largimit nga Real Madridi.
Tashmë fjalët e për të janë shtuar , madje flitet edhe për transferimet e tij të mundshme.
I pari është Antoine Griezmann i Atletico Madridit.
Janë dy mediume të njohura si Diario AS dhe Le10 Sport që shkruajnë se trajneri francez ja ka paraqitur bordit kërkesën, që ta ketë në skuadër 27 vjeçarin.
Griezmann mësohet se ka një klauzolë prej 200 milionë euro, pasi Los Rojiblancos kanë nënshkruar me të këtë verë për vazhdim të kontratës.
Jose Mourinho mbete trajner në Old Trafford.
Edhe ai kishte provuar të nënshkruante me Griezmann në verën e vitit 201.Ai ka thënë se do të jetë i fokusuar te klubi i tij dhe nuk e mendon largimin.
Me kalimin e Zidanes në Manchester United do të shtoheshin mundësitë që Griezmann të kalojë në Angli. /Telegrafi/