Telegrafi

Zinchenko i ofrohet Barcelonës

Oleksandr Zinchenko mund të transferohet në këtë afat kalimtar te Barcelona nga Manchester City.

Mbrojtësi i majtë raportohet se po pëlqehet nga Ronald Koeman dhe mund të vesh fanellën në edicionin e ri.

Sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, Zinchenko i është ofruar skuadrës katalunase dhe transferimi mund të realizohet shumë lehtë.

Ukrainasi nuk po luan rregullisht te Manchester City dhe mund të pranojë largimin nga Etihad Stadium.

Zinchenko është aktualisht i lënduar dhe në edicionin e kaluar zhvilloi vetëm 25 ndeshje në të gjitha garat për Citizens.

Koeman po kërkon me ngulm që t’i bëjë disa transferime në këtë afat kalimtar, ndërsa ukrainasi mund të kalojë shumë shpejtë në Camp Nou. /Telegrafi/