Site icon Telegrafi

Zilliacus i lumtur që Sheikh Jassim u tërhoq nga Man Utd, i kërkon t’i bashkojnë forcat për blerjen e Interit

Burime të shumta raportojnë se Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani ka tërhequr ofertën e tij për të blerë Manchester Unitedin, kështu që biznesmeni Thomas Zilliacus i kërkon atij të ‘bashkojë forcat dhe të blejë një klub të madh italian’, veçanërisht Interin.

Negociatat për marrjen e Manchester United janë zvarritur prej muajsh, pasi shumë kanë filluar të besojnë se familja Glazer nuk ka ndërmend të shesë fare.

Miliarderi nga Katari, Sheikh Jassim kishte ofruar 5 miliardë funte, por kur bisedimet u ndërprenë, ai u tërhoq nga procesi, duke lënë vetëm Sir Jim Ratcliffe në garë për të blerë një pjesë të pakicës së Djajve të Kuq.

Lexo po ashtu Sheikh Jassim heq dorë nga Man Utd, tani mendon të blejë një klub tjetër të madh evropian

Në ditët e para të procesit, Ziliacus kishte qenë gjithashtu një nga ata që shikonin mundësinë e një oferte për blerjen e Unitedit, por ai muajt e fundit ka qenë i fokusuar në afrimin për blerjen e Interit në Serie A.

Ai bëri një deklaratë intriguese dhe shumë publike për këtë çështje këtë mbrëmje përmes platformës X, i njohur më parë si Twitter.

 

“Jam i lumtur të shoh që keni arritur në të njëjtin përfundim që arrita disa muaj më parë. Tani le të bashkojmë forcat dhe të blejmë një klub të madh italian dhe ta bëjmë atë më të mirën në botë!”, ka shkruar Zilliacus në postimin e bashkangjitur nga një fotografi e lajmit të tërheqjes së Sheikh Jassim për blerjen e Unitedit.

Ziliacus shtoi një seri ‘hashtags’, duke përfshirë SerieA dhe Nerazzurri – duke konfirmuar se ai i referohej Interit.

Lexo po ashtu Paraqitet një blerës serioz për blerjen e Interit

Pronarët aktualë të Interit, Suning Group ishin në gjendje ta mbanin Interin vetëm me ndihmën e një kredie me interes të lartë nga Oaktree Capital dhe kjo do të përfundojë në prill të vitit 2024.

Ka gjithnjë e më shumë gjasa që ata do të duhet të shesin të paktën disa nga aksionet përpara asaj kohe për të mbledhur fonde, megjithëse familja Zhang duket e etur për të mbajtur një aksion kontrollues. /Telegrafi/

Exit mobile version