Telegrafi

Zielinski objektivi i Milanit për mesfushën

Mesfushori i talentuar polak, Piotr Zielinski do të ndërrojë klub gjatë verës.

Anëtari i skuadrës italiane Udinese, ishte i huazuar në Empoli ku tregoi paraqitje mjaftë të mira.

Kësisoj për mesfushorin interesim ka shprehur Milani që dëshiron ta transferojë atë gjatë këtij afati kalimtar.

22-vjeçari është objektiv edhe i Liverpoolit në Angli, mirëpo ai preferon qëndrimin në Serie A.

Për t’i siguruar shërbimet e tij, Milan po mendon të dërgojë një ofertë prej 15 milionë euro. /Telegrafi/