Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është i interesuar që të nënshkrujë me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.
Presidenti i Realit, Florentino Perez, ka marr përgjigje pozitive nga trajneri për blerjen e egjiptianit.
Ai shihet si partner ideal për Cristiano Ronaldo në sezonin e ardhshëm.
Sipas shefit të radios ‘Okdiario’, Eduardo Inda, trajneri është pajtuar me blerjen e Salah.
“Zidane tashëm ka thënë ‘OK’ për Salahun”.
“Ai e dashuron lojtarin”.
Raportimet e fundit thonë se Zidane dhe Perez janë bindur që ta mbyllin marrëveshjen.
Perez është i gatshëm të shkojë deri në 200 milionë euro këtë verë për ta bindur Liverpoolin që të shes yllin e tyre. /Telegrafi/