Telegrafi

Zidane zbulon listën e futbollistëve të ftuar për El Clasico (Foto)

Trajneri francez, Zinedine Zidane ka publikuar listën prej 19 futbollistëve për El Clasicon e parë të sezonit ndaj Barcelonës, në kuadër të Superkupës së Spanjës.

Real Madridi dhe Barcelona do të ndeshet sot (e diel) mes vete në kuadër të Superkupës së Spanjës, me Mbretërit si fitues të kampionatit dhe Blaugranët si fitues të Kupës.

Lexo po ashtu Parashikim: Reali e fiton titullin e La Ligas në sezonin e ardhshëm, por me pikë të barabarta me Barçën (Foto)

Kështu, për këtë takim trajneri i Realit, Zidane ka publikuar listën prej 19 futbollistëve të ftuar, ku nuk mungojnë befasitë.

Befasi është ftesa për spanjollin e ri, Dani Ceballos, pasi në Superkupën e Evropës nuk ishte i përfshirë, ndërsa befason edhe mungesa e Luka Modricit, por me arsye pasi vuan nga një ndëshkim me të kuq në fund të kampionatit.

Ndeshja e parë e Superkupës së Spanjës zhvillohet në ‘Camp Nou’ dhe fillon nga ora 22:00, ndërsa ajo e kthimit luhet të mërkurën në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Lista e futbollistëve të ftuar nga Zidane: