Telegrafi

Zidane: Vinicius Jr nuk largohet, ne mbështetemi tek ai

Trajneri i Real Madridit , Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se Vinicius Junior nuk do të shkojë askund në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht mungesës së kohës së lojës nga braziliani në muajt e fundit.

Zidane doli në konferencë për shtyp para përplasjes së Los Blancos me Alaves në Estadio de Mendizorrotza të shtunën.

Në konferencë, ishin të pashmangshme pyetje për trajnerin në lidhje me talentin brazilian, Vinicius.

Lexo po ashtu Vinicius: Kisha ofertë nga Barcelona, por zgjodha Real Madridin

Trajneri francez theksoi se Vinicius nuk do të largohet dhe mund të marrë mundësinë e tij për të luajtur në javët e ardhshme.

” Vinicius nuk do të largohet”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencën për shtyp para-ndeshjes së Real Madridit.

“Ne kemi 26 lojtarë dhe është e vërtetë që ai nuk ka luajtur shumë, por ne do të mbështetemi te ai”.

“Tani nuk është koha e tij, por mund të jetë shumë shpejt”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/