Telegrafi

Zidane: Vinicius Jr është e ardhmja e Realit, ai është në planet e mia

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston se braziliani Vinicius Junior është në planet e tij.

I riu brazilian ka mbetur jashtë ekipit në javët e fundit dhe është folur për një krisje të marrëdhënieve mes tij dhe trajnerit.

Por, Zidane ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se Vinicius është në planet e tij.

Lexo po ashtu Edhe Vinicius dhe Lucas mbesin jashtë skuadrës së Realit

“Ai është një lojtar si gjithë të tjerët dhe tani është radha e tij që të përjashtohet nga skuadra, por nuk do të thotë që ai është jashtë planeve”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Por nëse e kuptojmë, vitin e kaluar nuk e kemi pasur Eden Hazard. Tani Hazard është dhe Vinicius duhet të punojë sepse ne përqendrohemi tek ai”.

Lexo po ashtu Vazquez lavdëron talentet e Realit: Rodrygo dhe Vinicius mund të bëhen lojtarë të mëdhenj

“Ne e dimë se ai do të jetë e ardhmja jonë. Askush nuk e pëlqen atë, por ata e njohin atë”.

“Gjithmonë është e dhimbshme të lini katër ose pesë lojtarë në shtëpi”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/