Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston se braziliani Vinicius Junior është në planet e tij.
I riu brazilian ka mbetur jashtë ekipit në javët e fundit dhe është folur për një krisje të marrëdhënieve mes tij dhe trajnerit.
Por, Zidane ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se Vinicius është në planet e tij.
“Ai është një lojtar si gjithë të tjerët dhe tani është radha e tij që të përjashtohet nga skuadra, por nuk do të thotë që ai është jashtë planeve”, ka thënë fillimisht Zidane.
“Por nëse e kuptojmë, vitin e kaluar nuk e kemi pasur Eden Hazard. Tani Hazard është dhe Vinicius duhet të punojë sepse ne përqendrohemi tek ai”.
“Ne e dimë se ai do të jetë e ardhmja jonë. Askush nuk e pëlqen atë, por ata e njohin atë”.
“Gjithmonë është e dhimbshme të lini katër ose pesë lojtarë në shtëpi”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/