Zinedine Zidane thuhet se është afër zëvendësimit të Mauricio Pochettino si trajner i ri i klubit francez, Paris Saint-Germain.
Pochettino e udhëhoqi PSG-në drejt titullit të Ligue 1 në sezonin e tij të parë të plotë në krye të ekipit nga Parc des Princes, por dështimi i tij për të mposhtur Real Madridin në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve duket se do t’i kushtojë ish-trajnerit të Tottenhamit me punën e tij.
Sipas gazetarit të Mundo Deportivo, Ramon Fuentes, PSG-ja tashmë ka rreshtuar ish-trajnerin e Real Madridit, Zidane për të zëvendësuar Pochettinon.
Legjenda franceze thuhet se do të udhëtojë në Katar për të finalizuar kontratën e tij me pronarët e PSG-së, me marrëveshjen që pritet të përfundojë zyrtarisht të shtunën.
🚨 Zinedine Zidane has flown to Qatar to SIGN his contract with PSG. ✈️🇶🇦
(Source: @mundodeportivo) pic.twitter.com/mrWyrzZ6JP
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 10, 2022
Zidane, 49 vjeç, ka qenë pa asnjë rol që kur u largua nga Real Madrid në fund të sezonit 2020-21.
Gjatë kohës së tij në krye të ekipit nga Santiago Bernabeu, Zidane fitoi La Ligën dy herë dhe Ligën e Kampionëve tre herë.
Kohët e fundit ai mori pjesë në fitoren e Real Madridit ndaj Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve në Stade de France, teksa kampionët spanjollë fituan trofeun e 14-të evropian.
Ndërkohë, fansat kanë spekuluar nëse Pochettino u ka dhënë lamtumirën tifozëve të PSG-së me një postim të ‘fshehtë’ në rrjetet sociale.
Pochettino postoi në Instagram një seri fotografish nga ditët e tij të lojës në klubin francez, të shoqëruara me mbishkrimin: “Kujtime të shkëlqyera”. /Telegrafi/