Zinedine Zidane po përpiqet të marrë çdo poenë pozitiv të mundshëm në Real Madrid, madje edhe nga situata e pakëndshme ku u përfshinë Karim Benzema dhe Vinicius Junior.
Numri 9 i Realit u pa duke kritikuar sulmuesin brazilianin në një bisedë me mbrojtësin Ferland Mendy gjatë pushimit mes dy pjesëve në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Monchengladback këtë javë.
Kritikat e Benzemas sollën reagime të shumta dhe veprimi i francezit u kritikua shumë në raport me talentin brazilian, por Zidane nuk sheh ndonjë problem me atë që ndodhi.
“Gjëja më e rëndësishme është që ajo situatë është pastruar dhe lojtarët kanë folur”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencën e tij për shtyp të premten pasdite përpara ndeshjes së kësaj fundjave kundër Huesca.
De normal, en Madrid se presume de espíritu de equipo y de unión en el vestuario. Curioso. Benzema aparece diciéndole a Mendy que no se la pase a Vinicius, que es lo mismo que pasarle el balón a un rival. Menos mal que no ha sido Leo Messi…
— Miquel Blázquez (@BlazquezFont) October 28, 2020
“Shumë gjëra thuhen në fushë dhe ato qëndrojnë atje. Ne jemi një ekip dhe na duhet energji për gjëra të tjera. Por, është një gjë e mirë, sepse do të thotë se jemi gjallë. Ata kanë folur dhe kaq”.
Francezi nuk mendon se reputacioni i Benzemës do të dëmtohet nga ajo që u tha, dhe ai është i sigurt se çështja është tani i përket të kaluarës.
“Nuk mendoj se do të dëmtojë imazhin e Benzemës. Gjithmonë ndodh. Sot ka shumë kamera, por gjithnjë ka ndodhur”.
“Nuk ka asnjë problem. Energjia jonë përqendrohet te e nesërmja. Shumë gjëra thuhen në fushë; për të tjerët dhe gjithashtu për mua”, përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi/