Site icon Telegrafi

Zidane thuhet se nuk e do Pogban, kthen interesimin për Eriksen

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka fituar betejën për transferime ndaj Florentino Perezit, pasi do t’i marrë lojtarët që ai i kërkon dhe jo presidenti i klubit.

Trajneri francez ka filluar t’i kompletojë transferimet e para me, Rodrygo, Eder Militaon, Luka Jovic dhe Eden Hazard, gjersa i kanë shpenzuar mbi 200 milionë euro.

Mirëpo, Zidane është duke e kërkuar edhe një mesfushë, ndërsa Paul Pogba ka qenë shënjestra kryesore që disa muaj, por tani duket se nuk është më.

Zinedine Zidane (Foto by Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Mirror Football raporton se trajneri francez ka hequr dorë nga shërbimet e bashkëkombësit të tij, pasi tani është i fokusuar në transferimin e Christian Eriksen.

Lexo po ashtu Real Madridi e rikthen Eriksenin si prioritet para Pogbas

Danezi ka disa sezone që po tregon formë të lartë te Tottenham Hotspuri, andaj Zidane është duke e kërkuar me ngulm transferimin e tij.

Por, për ta realizuar transferimin e Eriksenit, Real Madridi duhet t’i paguajë skuadrës angleze rreth 150 milionë euro.

Danezi ditë më parë ka deklaruar se ai është i gatshëm që të largohet nga Tottenham, mirëpo që madrilenët duhet ta telefonojnë klubin aktual të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version