Zinedine Zidane ka thënë se Real Madridi tani e ka mbyllur një cikël dhe do ta fillojë një tjetër.
Los Blancos fituan Superkupën e Spanjës duke e mposhtur Barcelonën në dy ndeshej.
“Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme. Luajtëm me një intensitet të lartë dhe jemi t lumtur që fituam edhe një trofe”.
Ai foli edhe për Marco Asension, por nuk i dha shumë merita personale, duke thënë se grupi është ai që po i fiton ndeshjet.
“Jo vetëm ai është duke bërë mirë, grupi dëshiron të vazhdojë të fitojë”.
“Më pëlqej ajo që ndodhi, e dua futbollin dhe kur shoh gol të tillë e shijoj, sikurse të tjerët”.
“E kemi mbyllur një cikël me fitimin e Superkupës dhe tani duhet ta fillojmë një tjetër me katër trofe para vetës dhe do të jetë e komplikuar”.
“Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të përgatitemi për këtë sfidë”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/