Site icon Telegrafi

Zidane: Situata me Balen nuk ka ndryshuar

Zinedine Zidane e ka vlerësuar paraqitjen e Gareth Bales ndaj Arsenalin, mirëpo ka insistuar se nuk ka ndryshuar asgjë në situatën e uellsianit.

Uellsiani u inkuadruar në lojë nga banka rezervë, derisa ishin duke humbur 2-0 nga skuadra londineze, e që e barazuan rezultatin në 2-2 në minutat e rregull, për të fituar më pas nga penalltitë 3-2 në International Champions Cup.

Anësori 30-vjeçar do të largohet nga Los Blancos në këtë afat kalimtar, derisa trajneri francez tha pas ndeshjes se situata e tij mbetet e njëjtë.

“Ai ka zhvilluar sot një ndeshje të mirë dhe jam i lumtur për të. Si për të gjithë lojtarët e mi”, ka thënë Zidane pas ndeshjes.

“Bale është me ne dhe do të vazhdojë të punojë. Luajti mjaftë mirë kur ishim dhjetë lojtarë kundër 11 të tyre, madje më mirë kur u bëmë dy skuadrat e barabarta në fushë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ai dëshironte të luante dhe një ditë më herët jo”.

Lexo po ashtu Penallti, kartonë të kuq dhe katër gola: Reali fiton fal 11-metërshave kundër Arsenalit

“Nuk kam biseduar me të. Është stërvitur normalisht dhe për këtë luajti. Asgjë nuk ka ndryshuar, ju e dini si është situata”, ka shtuar më tej strategu francez.

Bale është duke u kërkuar nga skuadrat si, Manchester United, Interi dhe nga liga e Kinës, derisa problem mbetet paga e tij e lartë prej 600 mijë euro në javë që e përfiton te Real Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version