Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane shpreson që Raphael Varane dhe Sergio Ramos të jenë të dy të aftësuar plotësisht nga lëndimet dhe të jenë gati për ndeshjen e së mërkurës me Chelsean në Ligën e Kampionëve.
Ramos është kthyer në gjendje të plotë fizike pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës, por nuk ka luajtur asnjë lojë për Real Madridin që nga mesi i marsit.
Varane, ndërkohë, pësoi një dëmtim të vogël dhe u desh të tërhiqej nga loja në fitoren e së shtunës 2-0 ndaj Osasunas.
“Shpresoj që Varane të ketë një shqetësim të vogël, ai mendon se është një gjë e vogël dhe shpresoj që është kështu”, ka thënë fillimisht Zidane për Movistar.
“Shpresoj që Ramos të kthehet. Nëse ai është i mirë, ai do të jetë me ne”, përfundoi trajneri i Realit.
Me Ramos dhe Varane të mënjanuar në pika të ndryshme këtë sezon, Eder Militao është rritur për t’u bërë një pjesë jetike e mbrojtjes së ekipit.
Braziliani shënoi gol kundër Osasuna të shtunën dhe Zidane është i kënaqur me përparimin e ish-lojtarit të Portos. /Telegrafi/