Një barazim 0-0 me Barcelonën në Camp Nou të mërkurën në mbrëmje ka parë Zinedine Zidane të bëhet menaxheri i parë i Real Madridit që shkoi në pesë ndeshje si i pamposhtur në këtë stadium.
Trajneri francez ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e klubit nga Santiago Bernabeu, duke shkuar në pesë ndeshje pa humbje në Camp Nou.
Përgjatë pesë ndeshjeve të tij të kaluara në të gjitha garat në terrenin e katalunasve, Zidane ka barazuar tre ndeshje ka fituar dy për të siguruar.
Barazimi i fundit pa gola i dy skuadrave ishte rezultati i parë 0-0 midis dy gjigantëve në të gjitha garat që nga nëntori i vitit 2002 – një periudhë prej 6235 ditësh.
Me këtë barazim, dy klubet mbesin duke ndarë pozitën e parë me pikë të barabarta.
5 – Zinedine Zidane is unbeaten in his five managerial games at Camp Nou in all competitions (W2 D3), becoming the first @realmadriden manager to remain unbeaten in five away Clasicos. Magister. pic.twitter.com/0DdMIOd6C9
— OptaJose (@OptaJose) December 18, 2019
Real Madridi ndeshjen e radhës e luan ndaj Athletic Bilbao të dielën, ndërsa Barcelona luan të shtunën kundër Alavesit.
Clasico tjetër është vendosur të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/