Telegrafi

Zidane shihet si trajner i Juventusit

Zinedine Zidane me shumë gjasë do të shkarkohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni.

Trajneri francez thuhet se nëse nuk arrin të mbrojë titullin e La Ligës, atëherë shkarkimi do të jetë i pashmangshëm.

Mirëpo, për Zidanen ka interesim të mëdha dhe madje vije po ashtu nga një ish-skuadër e tij, Juventusi.

Zonja e Vjetër e mendon shkarkimin e Andrea Pirlos shkaku i rezultateve të dobëta në këtë edicion.

Kështu, italiani do t’i hapte rrugës Zidanes për t’u rikthyer në Torino, por tani në cilësinë e strategut të skuadrës.

Francezi fitoi tre herë radhazi Ligën e Kampionëve te Los Blancos dhe titullin e La Ligës në edicionin e kaluar, mirëpo në këtë edicion u eliminua nga Chelsea në gjysmëfinale. /Telegrafi/