Telegrafi

Zidane shfryn ndaj drejtuesve të La Ligas: Ndeshja në Osasuna duhej pezulluar, nuk ishte një ndeshje futbolli

Zinedine Zidane ka treguar zemërimin e tij pas ndeshjes së shtunë mbrëma, ku Real Madridi barazoi 0-0 në udhëtim te Osasuna.

Skuadra e Zidanes në Pamplona ishte larg nga ajo që jemi mësuar ta shohim dhe ndryshimet e trajnerit nuk funksionuan.

Por, trajner francez beson se loja nuk duhej të ishte zhvilluar fare dhe pas ndeshje ka shpërthyer me zemërim ndaj drejtuesve të La Ligas.

Lexo po ashtu Real Madridi ndalet me barazim nga Osasuna

“Ne jemi trajtuar keq, ne bëmë atë që mundëm në këtë fushë”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Nuk ishte një ndeshje futbolli. Ne nuk e dimë kur do të kthehemi në Madrid”.

Lexo po ashtu Osasuna 0-0 Real Madrid, notat e lojtarëve

“Kjo nuk ishte një ndeshje futbolli. Duhej të ishte pezulluar. Por tashmë është në të kaluarën”.

“Kushtet nuk ishin të përshtatshme për një ndeshje. Po e përsëris, por kështu është”, përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi/