Telegrafi

Zidane: Së shpejti kthehem të punoj si trajner

Foto: UEFA/ChampionsLeague

Ish-trajneri i ri i Real Madridit dhe fituesi i Ligës së Kampionëve, Zinedine Zidane, thotë se së shpejti do të kthehet në punë.

Zidane ka qenë i lidhur me Manchester Unitedin në Ligën Premier pasi u largua nga Madridi në fund të sezonit 2017-18.

46-vjeçari e udhëhoqi Real Madridin drejti fitimit të tre titujve evropiane të Ligës së Kampionëve.

(Foto: Getty Images)

Zidane shihej si objektiv i mundshëm për Unitedin, ku trajneri Jose Mourinho është nën presion shkaku i rezultateve të dobëta.

“Jam i sigurt se do të trajnoj përsëri, nuk do të zgjatë shumë. Kjo është ajo që më pëlqen dhe çfarë kam bërë gjithë jetën time”, ka thënë Zizu.

Zidane e zëvendësoi Rafael Benitezin në vitin 2016 dhe e udhëhoqi Madridin në tre tituj të Ligës së Kampionëve.

Për të është folur edhe për një rikthim të mundshëm te Juventusi ku ka kaluar disa vitet karrierës si lojtar./Telegrafi/