Zinedine Zidane rrezikon të shkarkohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni.
Trajneri francez nuk po arrin të gjejë një urë lidhëse mes lojtarëve të vjetër dhe atyre të rinjve, derisa rezultatet e mira po vazhdojnë të ju mungojnë.
Nëse Zidane nuk arrin të fitojë trofe, atëherë raporton nga AS se shkarkimi i tij do të jetë i pashmangshëm.
Mediumi bën të ditur se Los Blancos kanë në listë dy trajnerë dhe aktualisht njëri prej tyre është më afër.
Joachim Low ka paralajmëruar javë më parë se në fund të Euro 2020, do të largohet nga kombëtarja e Gjermanisë.
Ai kërkon një aventurë me klube dhe Real Madridi po mbanë një shikim nga afër të planeve të Low.
Kandidati i dytë është Raul Gonzalez, që aktualisht është trajner te Real Madridi B dhe mund të zëvendësojë Zidanen. /Telegrafi/