Telegrafi

Zidane: Ronaldo, lojtari më i madh në histori të Realit

Zinedine Zidane beson se nuk është ekzagjerim për të thënë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i madh ndonjëherë në historinë e Real Madridit.

Kapiteni portugez ka shënuar 376 gola në 366 paraqitje për Los Blancos dhe ka fituar Topin e Artë të katërt në fillim të kësaj jave, ndërsa në Madrid ai ka fituar La Ligan, dy tituj të Ligës së Kampionëve, Kupën e Botës për klube, dy Copa del Reys, Superkupën e UEFA-s dhe Superkupën e Spanjës, teksa sipas trajnerit francez asnjë futbollistë nuk do të mund t’i arrit këto të Ronaldos.

Lexo po ashtu CR7 apo futbollisti më i mirë evropian në histori?

“Çdo lojtar tjetër mund të vijë në Madrid dhe kurrë nuk do të mund të arrijë atë që ka arritur Cristiano”, tha Zidane për gazetarët përpara gjysmëfinales së botërorit për klube që ekipi i tij luajti kundër Club America.

“Nuk është ekzagjerim të thuhet se ai është lojtari më i mirë në historinë e Real Madridit”, përcjell Telegrafi.

“Topi i Artë i katërt? Bravo. Unë mendoj se ai mund të fitojë atë përsëri”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Sondazhi i gazetës Marca për futbollistin më të mirë në histori të Realit