Ashtu siç edhe i ka hije Zinedine Zidanes, ai është rikthyer te Real Madridi me fitoren 2-0 ndaj Celta Vigos në La Liga.
Një tjetër tregues se me trajnerin francez në krye gjërat do të jenë më mirë, është se lojtarët më të kritikuar këtë sezon nga tifozët e Los Blancos ishin vendimtar në këtë fitore në Santiago Bernabeu.
Pjesa e parë ishte e balancuar dhe pa gola, por me raste nga të dy anët.
Duket se Zidane me fjalët e tij kishte motivuar mjaftueshëm lojtarët e tij që në pjesën e dytë të tregojnë një fytyrë tjetër.
Goli i parë në takim u shënua nga Isco në minutën e 62-të pas asistimit nga Karim Benzema, i pari shpesh herë në qendër të vëmendjes për raportet jo të mira me trajnerët për shkak të minutave të pakët, ndërsa i dyti për paraqitjet jo në nivel.
Edhe të goli i dytë ishin pjesëmarrës lojtarë që u kritikuan për paraqitje jo të mira me dy trajnerët e mëparshëm, Gareth Bale shënoi në minutën e 77-të pas asistimit nga Marcelo.
Një ndeshje që tregon se Zidane është nga ata trajnerët që nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij.
Pas kësaj fitore Reali vazhdon në pozitën e tretë me 54 pikë, dy më pak se Atletico Madridi dhe nëntë se Barcelona, por të dy skuadrat e fundit kanë një ndeshje më pak. Celta vazhdon në vendin e 18-të me 25 pikë, kurse në xhiron e radhës luajnë ndaj Villarrealit.
Në xhiron e radhës klubi nga Madridi do të luajë ndaj Huescas. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1GB1j30tooI
https://www.youtube.com/watch?v=EHt9kV4jnLI