Telegrafi

Zidane: Reali ekip më i mirë me Balen në formacion

Zinedine Zidane beson se Real Madridi është “një ekip më i mirë” me Gareth Balen në skuadër dhe shpreson të ketë atë në dispozicion për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

Reprezentuesi uellsian është duke u përballur me një garë kundër kohës për tu rikuperuar për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve e cila luhet  në qytetin e tij lindjes, Cardiff më 3 qershor.

Bale çaloi në takimin e “El Clasicos” me Barcelonën në prill, me një ankesë ndaj kyçit të këmbës dhe luajti vetëm 39 minuta në atë ndeshje.

27-vjeçari është duke vuajtur shumë këtë sezon nga lëndimet, por menaxheri i tij ende po mbështetet tek ai për të bërë një përplasje të zjarrtë me Juventusin.

“Ai është duke u rikuperuar dhe ka kohë që ai të jetë gati për finalen”, ka thënë Zidane për faqen zyrtare të Real Madridit.

“Unë shpresoj se ai do të jetë gati dhe shpresoj se ai mund të jetë me ne më shumë se çdo gjë”.

“Ne jemi një ekip më i mirë kur ai luan”, përfundoi trajneri francez i Realit. /Telegrafi/