Zinedine Zidane ka ftuar 25 futbollistë për finalen e Ligës së Kampionëve.
Real Madrid dhe Juventus do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet në Cardiff.
Të dy skuadrat kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë finale, pasi duan të fitojnë trofeun, dhe janë gati për ta bërë një gjë të tillë.
Trajneri i Realit, Zidane ka publikuar listën e tij me futbollistët e ftuar, ku nuk mungon asnjë futbollistë dhe të gjithë janë gati.
Befasia e vetme e kësaj listë është ftesa për djalin e tij, Enzo Zidane.
Ndryshe, finalja zhvillohet me 3 qershor (e shtunë). /Telegrafi/