Real Madrid do ta zhvillojë nesër (e diel) ndeshjen e fundit në La Liga.
“Mbretërit” janë mysafirë të Malagas në ndeshjen e fundit kampionate.
Ndeshja ndaj Malagas është vendimtare për fituesin e titullit, pasi në rast humbje mund ta shpallet Barcelona kampion i La Ligas.
Kështu, trajneri Zinedine Zidane ka vendosur t’i ftoj të gjithë futbollistët përfshirë edhe Gareth Bale dhe James Rodriguez, të cilët janë rikuperuar nga lëndimet.
Mungesa e vetme e “Los Blancos” është mbrojtësi spanjoll, Dani Carvajal, i cili pas një lëndimi të pësuar rrezikon edhe finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
#RealMadrid 2⃣5⃣ 🆚 @MalagaCF#RMMovistar #HalaMadrid pic.twitter.com/ujc2clqTic
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 20, 2017