Telegrafi

Zidane pritet të largohet nga Real Madridi, Juve mbetet destinacion i mundshëm

(Foto: Instagram/zidane)

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madridi, ndërsa Juventusi mbetet opsioni kryesor – raporton L’Equipe.

Sipas gazetës franceze, trajneri i Los Blancos do të takohet me Florentino Perezin dhe në ditët në vijim do të bëhet njoftimi zyrtar rreth të ardhmes së tij.

Presidenti i Realit nuk e ka planifikuar sezonin e ardhshëm me Zidane në krye të skuadrës, ashtu që pritet largimi i tij këtë verë.

(Foto: Instagram/zidane)

Mbretërit nuk kanë fituar asnjë trofe në këtë sezon dhe kjo ka ndodhur për herë të parë që nga sezoni 2009/2010.

Lexo po ashtu Zidane: Do të flas me klubin, Real Madridi nuk fitoi asnjë trofe

Në javën e kaluar, ZiZu kishte thënë se Los Merengues do të ishin më mirë pa të, duke nxitur spekulime se mund të largohet këtë verë.

Në ndërkohë, Juventusi ka qenë i lidhur me shërbimet e strategut francez, i cili në vitin 2001 ishte larguar asokohe si lojtar. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/zidane)