Telegrafi

Zidane: Po tejkalojmë gjithçka dhe do të vazhdojmë kështu

(Foto: Getty Images)

Askush nuk mund të ishte më i lumtur se Zinedine Zidane pas kualifikimit të Real Madridit në cerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe trajneri nuk i ka fshehur emocionet e tij.

Los Blancos e eliminuan Paris Saint-Germainin duke e mposhtur në të dyja ndeshjet (me rezultat të përgjithshëm prej 5-2).

(Foto: Getty Images)

“Po tejkalojmë gjithçka dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë përpara për të arritur diçka. Skuadra është njësoj siç ka qenë gjithmonë.

Me lojtarët që kisha në dispozicion, zgjodha formacionin startues. Ata luajtën mirë dhe janë stërvitur mirë”.

“Dua t’i uroj lojtarët. Bënë një lojë shumë të mirë dhe ishin të përqendruar që nga fillimi. Është e rëndësishme që të luajmë në atë mënyrë. Fituam në një stadium të vështirë”.

(Foto: Getty Images)

“Njësoj si në takimin e parë, jemi të kënaqur dhe të gëzuar”, ka deklaruar trajneri i Los Blancos.

“Jemi kualifikuar në fazën tjetër dhe jemi të lumtur. Do të përpiqemi të ngritemi edhe në ligë tash”, ka shtuar Zidane. /Telegrafi/