Zinedine Zidane raportohet se ka pranuar të jetë trajner i Paris Saint-Germain nga kjo verë.
Klubi parisien ka kohë që e kërkon strategun francez, mirëpo ky i fundit kishte nevojë për pushim – pas largimit të dytë nga Real Madridit.
Tashmë është e qartë se PSG nuk është e kënaqur me Mauricio Pochettinon, sidomos nga eliminimi i fundit prej Kupës së Francës.
Argjentinasi zhgënjeu edhe në edicionin e kaluar, kur dështuan të mbronin titullin ndaj Lilles, e që shkarkimi i tij pritet të ndodhë me të përfunduar ky edicion.
Sipas asaj që raporton Telefoot, Zidane do të diskutojë kushtet me PSG-në në ditët në vijim dhe pritet një njoftim, pasi të jetë shkarkuar Pochettino.
Ndoshta ish-strategu i Los Blancos ka menduar që do të ketë Kylian Mbappen në skuadër, mirëpo duket se do t’i ndërrojnë vendet në këtë verë, pasi sulmuesi do të shkojë në Estadio Santiago Bernabeu. /Telegrafi/