Miralem Pjanic është lartë në listën e dëshirave të trajnerit të Real Madridit, legjendës franceze, Zinedine Zidane.
Që nga kthimi i 46-vjeçarit në Santiago Bernabeu po qarkullojnë thashetheme të shumta lidhur me lojtarët që mund të transferohen te Los Blancos.
Ndërsa Tuttosport raporton se Zidane e ka bindur presidentin e klubit, Florentino Perez, që ta blejë mesfushorin e Juventusit.
Boshnjaku 28-vjeçar ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në vitin 2023, ashtu që Reali duhet të paguajë rreth 90 milionë euro për shërbimet e tij.
Sami Khedira dhe Paulo Dybala janë dy futbollistët tjerë të Juves që pritet të largohen gjatë afatit të ardhshëm kalimtar. /Telegrafi/