Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, ka shprehur publikisht pakënaqësinë ndaj trajnerit Zinedine Zidane, i cili nuk e ka zgjedhur në ndeshjet e rëndësishme të klubit.
Francezi pritet të jetë ndër lojtarët kyçë të kombëtares së tij në ‘Euro 2016’, por sivjet ka hasur në probleme që të gjente vend në ekipin e parë të Los Blancos.
“Është e vërtetë që nga nëntori, kam provuar gjithçka. Është e vërtetë që kam bërë disa gabime, por në tërësi ka pasur shumë gjëra pozitive”.
“Është e vërtetë që kam dashur të luaj në ndeshje të rëndësishme në fund të sezonit, sidomos në Ligën e Kampionëve, por ky është tërësisht vendim i trajnerit”, ka thënë Varane për L’Equipe, transmeton koha.net.
Manchester Unitedi është skuadra që përflitet më së shumti për transferimin e 23-vjeçarit.