Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është përqendruar plotësisht në ndeshjet që do të vijnë në javën e ardhshme pas humbjes së tyre 1-0 ndaj Levantes.
Los Blancos tani janë dy pikë larg liderëve të La Ligës, Barcelona, në garën për titullin e ligës dhe francezi është i gjithi në dijeni për një javë të vështirë që i pret.
Skuadra e tij e pret Manchester Cityn në mesjavë në Ligën e Kampionëve në kuadër të 1/16-tës, përpara se të mirëpresin skuadrën e Quique Setien në El Clasico.
“Ne kemi humbur shanse në këtë ndeshje dhe kjo nuk është aq e mirë”, ka thënë fillimisht Ziddane në një intervistë pas ndeshjes për El Chiringuito TV.
“Në një javë kemi humbur pesë pikë (pas barazimit 2-2 kundër Celta Vigo fundjavën e kaluar), dhe kjo është zhgënjyese”.
“Ne kemi gjithçka për të luajtur në javën tjetër, dhe kemi ndeshje të rëndësishme që do të vijnë. Por, ne do të futemi në këto ndeshje me besim”, përfundoi francezi.
Zidane konfirmoi gjithashtu që Eden Hazard do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshëm nesër, pasi u largua nga fusha i lënduar në minutën e 67-të. /Telegrafi/