Legjenda e futbollit francez dhe Real Madridit, Zinedine Zidane ka lënë të kuptohet se ai do të rikthehet në menaxhimin e futbollit së shpejti, pasi ai përgatitet të kthehet për një tjetër aventurë në futbollin evropian.
Strategu u largua nga Real Madridi për herë të dytë në maj të vitit 2021, pasi pranoi se ndjeu se kishte një shkëputje midis bordit të klubit dhe atij.
Megjithatë, 50-vjeçari tani është gati të rikthehet për një tjetër post menaxherial, pasi zbuloi në një statujë në muzeun Grevin në Paris të hënën në mbrëmje se ai planifikon të marrë një pozicion të ri së shpejti.
Duke folur për RMC Sport , Zidane deklaroi: “A më mungon kostumi i trajnerit? Jo, nuk jam larg, presim, presim edhe pak”.
“Së shpejti, së shpejti. Nuk jam shumë larg stërvitjeve përsëri”.
Zidane e udhëhoqi Madridin drejt tre trofeve radhazi të Ligës së Kampionëve nga viti 2015 deri në vitin 2018, skuadra spanjolle u bë klubi i parë që fitoi ndonjëherë kompeticionin e famshëm tri herë radhazi.
Legjenda e futbollit po lidhet me një kalim te Paris Saint-Germain ose tek përfaqësuesja e Francës, mirëpo për postin e kësaj të fundit duhet të prej pas dhjetorit. /Telegrafi/