Zinedine Zidane bëri shaka duke thënë se Real Madridi i tij nuk do të kishte asnjë problem të mposhtte fituesit e sezonit të kaluar Liverpoolin në 1/16- tën e Ligës së Kampionëve.
Gjigantët spanjoll kishin siguruar tashmë kalimin e grupeve para fitores 3-1 ndaj Club Burgge të mërkurën dhe tani mund të tërheqin vëmendjen e tyre në shortin për fazën tjetër, që zhvillohet të hënën.
Reali përfundoi i dyti në Grupin A, pesë pikë pas Paris Saint-Germain, që do të thotë se ata do të tërhiqen kundër fituesve të një grupi tjetë, potencialisht udhëheqësve të Ligës Premier, Liverpoolit të Jurgen Kloppit.
I pyetur nëse Reds ishte një ekip për tu shmangur në short, Zidane buzëqeshi dhe u përgjigj me shaka.
“Nëse luajmë me Liverpoolin, ne do t’i eliminojmë ata”.
“Ne nuk mund të bëjmë asgjë në lidhje me shortin”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/