Telegrafi

Zidane: I pamundur është zëvendësimi i Ronaldos te Reali

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane beson se nuk ka asnjë lojtar në botë që mund ta zëvendësojë mungesën e Cristiano Ronaldos në ekipin e Santiago Bernabeus.

Portugezi e la Madridin verën e kaluar dhe u transferua te Juventusi për një vlerë prej 100 milionë eurove.

“Është e pamundur që të zëvendësohet Ronaldo, pa marrë parasysh se kënd e transferojmë. Ai u largua nga klubi, ju mund të sillni lojtarë cilësorë, por nuk do të arrini të bëni atë që bëri ai për klubin”, tha Zidane.

Pastaj strategu francez foli edhe për sulmuesin tjetër, i cili gjatë vitit të kaluar u kritikuar, Karim Benzema.

“Ai mund të luajë për të gjithë. Benzem bashkon lojtarë të mirë dhe i bën më të mirë. Megjithatë, ai nuk është tipik “nëntësh”. Ai mund të lidhë lojën, të marrë një goditje dhe të ndihmojë të tjerët”, tha trajneri.

Ndryshe, Ronaldo ka fituar gjithçka që është e mundur me klubin madrilen dhe i mungon vetëm titulli i kampionit të botës me kombëtaren. /Telegrafi/