Telegrafi

Zidane nuk shqetësohet që Barcelona pushon më shumë se Real Madridi para El Clasicos: La Liga i vendos oraret

Trajneri i trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane nuk shqetësohet për faktin se Barcelona do të ketë një ditë më shumë pushim sesa Real Madridi përpara El Clasicos.

Barcelona është nikoqire e Los Blancos të mërkurën në Camp Nou, në El Clasicon e parë të këtij sezoni.

Gjiganti katalunas luajti sot (e shtunë) ndaj Real Sociedadit me rezultat 2-2, ndërsa Mbretërit luajnë nesër (e diel) takimin e tyre ndaj Valencias.

Lexo po ashtu Barcelona ndalet nga Sociedadi para El Clasicos ndaj Real Madridit

Pushimi i Blaugranëve për një ditë më shumë është përfolur nga mediat, por Zidane nuk duket i shqetësuar rreth kësaj çështje.

“Është La Liga që vendos oraret”, ka thënë fillimisht Zidane kur u pyet në lidhje me debatin për pjesën tjetër.

Lexo po ashtu Messi flet për sfidën ndaj Real Madridit: El Clasicot janë gjithmonë speciale

“Kalendari nuk është bërë nga unë dhe duhet ta respektojmë kalendarin”.

“Ne nuk mund ta ndryshojmë atë”, përfundoi trajneri i Real Madridit. /Telegrafi/