Trajneri i trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane nuk shqetësohet për faktin se Barcelona do të ketë një ditë më shumë pushim sesa Real Madridi përpara El Clasicos.
Barcelona është nikoqire e Los Blancos të mërkurën në Camp Nou, në El Clasicon e parë të këtij sezoni.
Gjiganti katalunas luajti sot (e shtunë) ndaj Real Sociedadit me rezultat 2-2, ndërsa Mbretërit luajnë nesër (e diel) takimin e tyre ndaj Valencias.
Pushimi i Blaugranëve për një ditë më shumë është përfolur nga mediat, por Zidane nuk duket i shqetësuar rreth kësaj çështje.
“Është La Liga që vendos oraret”, ka thënë fillimisht Zidane kur u pyet në lidhje me debatin për pjesën tjetër.
“Kalendari nuk është bërë nga unë dhe duhet ta respektojmë kalendarin”.
“Ne nuk mund ta ndryshojmë atë”, përfundoi trajneri i Real Madridit. /Telegrafi/