Telegrafi

Zidane: Nuk jam i kënaqur me barazimin, por po me paraqitjen e lojtarëve

Real Madrid ka barazuar në kuadër të xhiros së 33-të të La Ligës.

Madrilenët nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë kundër Athletic Bilbaos duke luajtur baras me rezultat 1-1.

Lexo po ashtu Reali 1-1 Bilbao: Notat e lojtarëve, shkëlqeu portieri Arrizabalaga

Pas kësaj ka folur trajneri sulmuesi spanjoll, Zinedine Zidane, i cili është i zhgënjyer me barazimin.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por po me ndeshjen, sidomos në pjesën e parë, sepse kemi pasur raste. Në shtëpi, në ligë, kemi pasur shumë lojëra si kjo”.

“Unë nuk mendoj se ishte shkak lodhja, por na mungonte rrjedhshmëria në fazën e fundit para golit. Arritëm shumë kundër një ekipi që mbrohet shumë mirë”.

“Po, kjo tashmë është e kaluara dhe kemi një javë për t’u përgatitur dhe për të luajtur ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve. Që nga e shtuna do të mendojmë vetëm për Bayernin, sepse nesër kemi pushim”, tha Zidane.

Lexo po ashtu Ronaldo e shpëton Realin nga humbja kundër Bilbaos

Pas kësaj, Reali mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelore me 68 pikë, ndërsa Bilbao mbetet në vendin e 11 me 40 pikë. /Telegrafi/