Site icon Telegrafi

Zidane nuk hezitoi që të bëjë zgjedhjen e tij mes Scholes, Gerrard dhe Lampard

Ish-mesfushori i Real Madridit, Zinedine Zidane ka shpjeguar se me kë do të donte të luante mes Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Paul Scholes.

Zidane gjatë kohës sa ishte aktiv ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë të gjeneratës së tij. Ai njihej për elegancën e tij, aftësitë e shkëlqyera për pasime dhe syrin që kishte për golin.

Gjatë karrierës së tij Zidane ka luajtur përkrah disa yjeve. Në Botërorin e vitit 1998 ai kishte partnerë dyshen Emmanuel Petit dhe Patrick Vieira në mesfushë.

Tek Real Madridi, ai formoi një partneritet me Gutin, ndërkohë tek Juventusi, ai luajti me Edgar Davids dhe Didier Deschamps.

Sidoqoftë në vitin 2016 ai kishte bërë zgjedhjen e tij se me kë prej këtyre tre futbollistëve do të dëshironte që të luante.

“E kam thënë në të kaluarën se në ditët e tij më të mira, ai (Steven Gerrard) ishte më i miri në botë”.

“Mendoj se ishte vera e vitit 2004 kur pata një bisedë me Florentino Perez dhe i thashë atij se dua që ta kem atë partner në mesfushë për Madridin”, kishte thënë Zidane.

Verën e ardhshme në vitin 2005, Gerrard si kapiten i Liverpoolit i udhëhoqi ata në fitoren ikonike ndaj Milanit në finale të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Exit mobile version