Kylian Mbappe mbetet një prej temave më të nxehta në botën e futbollit.
Lojtari flitet se do të kalojë të Real Madridi për një shumë prej 180 milionë eurove.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zideane, ka thënë që nuk duhet të pyetet ai për lojtarin francez.
“Mbappe? Kjo pyetje nuk duhet të jetë për mua, por për dikë tjetër”, tha francezi duke aluduar te presidenti Florentino Perez.
“Shpresoj që BBC të qëndrojë, të gjithë prej tyre. Por deri më 31 gusht mund të ndodh gjithçka”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/