Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk ka përjashtuar mundësinë që një ditë të jetë trajner i Juventusit.
Francezi sa ishte lojtar ka kaluar pesë vite me Zonjën e Vjetër dhe pastaj kaloi te Los Blancos.
“Kam mësuar shumë në këto pesë vite, nuk e kisha lënë Francën kurrë më parë dhe ata më pritën si familje”, ka thënë Zidane para ndeshjes ndaj Juves.
“Kam kujtime të mira, por jam trajner i Realit dhe mendoj vetëm për ndeshjen”.
“Dy skuadrat kanë ADN të njëjtë dhe duan luftojnë për fitore”.
“Trajner i Juves një ditë? Kurrë mos thuaj kurrë, por jam i lumtur ku jam tani. Jam duke menduar vetëm për Realin, nuk dua të mendoj për të ardhmen”.
“Do tentojmë të luajmë një ndeshje të mirë pasi kjo është ajo që ne bëjmë”, ka thënë Zidane për fund. /Telegrafi/