James Rodriguez nuk është futur fare në listën e futbollistëve për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.
Real Madrid do të luaj ndaj Juventusit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve e cila fillon nga ora 20:45 në Cardiff.
Trajneri Zinedine Zidane ka zgjedhur formacionin titullar për ndeshjen më të madhe të sezonit, ku Isco shihet në formacion para Gareth Bale.
Megjithatë, befasia më e madhe e Zidanes është lënia jashtë skuadrës e yllit kolumbian, James Rodriguez, i cili nuk është as në bankën rezervë.
Pas këtij gjesti, kolumbiani sigurisht që do ta zyrtarizoj largimin e tij nga Mbretërit, me Interin dhe Manchester Unitedit që duan shërbimet e tij. /Telegrafi/