Site icon Telegrafi

Zidane nuk e komenton dënimin ndaj Cityt: Është një skuadër e fortë në të gjitha aspektet

Pep Guardiola, Zinedine Zidane (Foto: Getty Images/Guliver)

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së të dielës ndaj Celta Vigos, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur për disa tema, në mesin e të cilave, edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Klubi anglez nuk mund të luajë në dy sezonet e ardhshme në garën më të madhe evropiane, ndërsa legjenda franceze beson se Citizens do të jenë konkurrentë të fortë përkundër lajmit jo të mirë që kanë marrë së fundmi.

Lexo po ashtu Guardiola shqetësohet për eksodin e lojtarëve pas dënimit nga UEFA

“Ndeshjet më të rëndësishme janë ato të radhës. Tash kemi disa ndeshje që do të vendosin gjithçka. Secila sfidë e radhës do të jetë e vështirë, mirëpo ne jemi gati dhe të përgatitur”.

Pep Guardiola (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Nuk e di nëse do të ndryshojë diçka. Unë flas vetëm për futbollin dhe ndeshjet që i kemi kundër tyre; është një skuadër e fortë, konkurruese dhe kjo nuk do të ndryshojë”.

“(City) është një ekip konkurrues në të gjitha aspektet, do të jetë një sfidë shumë e vështirë. Sa i përket dënimit, nuk do të dëshiroja ta komentoj”.

“Nuk është puna ime të flas për gjëra të tilla. E gjithë vëmendja është te ndeshja e nesërme (e diel) ndaj Celtas – një rival i vështirë”, është shprehur Zidane. /Telegrafi/

Exit mobile version